Arbëri

Aktakuza qe 7 vjet - asnjë seancë ndaj Konjufcës e të tjerëve për gazin lotsjellës në Kuvend

 

Kanë kaluar 7 vjet, pesë muaj e 28 ditë prej kur Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, Time Kadrijajt, Pal Lekajt, Teuta Haxhiut, Aida Dërgutit dhe Besa Baftijajt lidhur me gazin lotsjellës që ishte gjuajtur në Parlament gjatë vitit 2015.

Për gjithë këto 2 mijë e 735 ditë ka pasur disa herë tentime për t’u mbajtur seancat, por kanë dështuar herë për mungesë të të akuzuarve e herë për arsye tjera.