Arbëri

Kushtetuesja refuzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e vendimeve të seancës së dajakut

 

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me vendimet e miratuara në seancën e Kuvendit të Kosovës të 13 korrikut.

Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të 11 korrikut për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut. Deputetët e saj kanë thënë në sqarimin e tyre se nuk është respektuar afati për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare sipas Rregullores së Kuvendit, sipas të cilës, rendi i ditës bashkë me materialet përkatëse u shpërndahen deputetëve së paku dy ditë pune para mbajtjes së seancës plenare. Në sqarim thuhet se rendi i ditës nuk ishte paraqitur për miratim në seancën plenare të 13 korrikut, “duke marrë parasysh se nuk ka pasur konsensus në Kryesinë e Kuvendit lidhur me rendin përkatës të ditës”.