Arbëri

SBASHK: Mësimdhënësit shfrytëzojnë pushimin pa pagesë për të shkuar jashtë vendit

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka alarmuar se largimi i mësimdhënësve jashtë vendit është shndërruar në fenomen. Mësimdhënësit po e shfrytëzojnë pushimin 1-vjeçar pa pagesë për të tentuar të gjejnë punë më të mirë jashtë vendit. Shfrytëzimi i pushimit pa pagesë për arsye që nuk lidhen me shëndetin ose me ngritjen akademike, nga njohësit e arsimit vlerësohet si keqpërdorim për të ruajtur vendin e punës

Mësimdhënësit në arsimin parauniversitar kanë filluar të shfrytëzojnë pushimin njëvjeçar pa pagesë për të tentuar të gjejnë punë më të mirë në shtetet perëndimore. Kështu kanë thënë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Skender Gashi nga kjo sindikatë ka thënë se janë duke mbledhur të dhënat. Ai theksoi se largimi i mësimdhënësve jashtë vendit është shndërruar në fenomen.