Arbëri

PDK-ja kundërshton mos përfshirjen e veteranëve në pagën minimale

Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

Miratimin e dy vendimeve mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, e ka kritikuar të premten Partia Demokratike e Kosovës. Në një konferencë për media, deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se në koordinim me Listën Serbe, Qeveria ka përjashtuar veteranët e UÇK-së prej pagës minimale.

Ajo po ashtu përmendi edhe miratimin për formimin e institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas saj, me gjithë deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se ky institut do të hetoj krimet e kryera për vitet 98-99, në fakt vendimi përfshin periudhën deri në fund të vitit 2000.