Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ky Kuvend nuk e meriton të vazhdojë asnjë ditë të vetme.
Sipas tij, Kuvendi duhet të shpërndahet sa më parë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo ditë e më shumë vendi ynë po sanksionohet, vendet e BE-së po marrin masa ndaj Kosovës. Nuk mund të jetojmë të izoluar. Çfarëdo votimi i ligjeve do të thotë marrëzi e vazhdimit të kësaj qeverie. Nuk do të votojmë asgjë me qëllim që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Njerëzit të cilët e vendosin vendin në krizë e në sanksione nuk mund ta nxjerrin nga aty”, ka thënë ai.