Arbëri

Lajçak pas takimit me Kurtin: Ka mirëkuptim për tri pikat e paraqitura nga BE-ja

FOTO: Driton Paçarada/KOHA
 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për shtensionim të situatës në veri.

Në paraqitjen para mediave të martën në Prishtinë, Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim nga liderët e Kosovës që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim.