Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: Kurtit ia prezantuam planin me tri pika për të dalë nga situata

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pasur një diskutim të gjatë e të vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai pas përfundimit të takimit me Kurtin ka thënë se është prezantuar propozimi prej tri pikave për të dalë nga situata.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E para është shtensionimi, e dyta zgjedhje të shpejta në veri dhe e treta rikthimi në dialogun për normalizim”, ka thënë Lajçak. “Misioni ynë vetëm sa ka nisur”.

Lajçak ka thënë se do të vazhdojë misionin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për dy ditë. Do të ketë takime tjera në Kosovë , përfshirë me presidenten Vjosa Osmani, si dhe do të takohet edhe me krerët e Serbisë.

“Është në interes të Kosovës dhe të gjithëve që të kemi kryetarë legjitimë”, ka thënë Lajçak, që ka shtuar se në deklaratën e 27 shteve të BE-së është përmendur edhe sanksionimi i Kosovës.

“Mund t’ju them se shtetet anëtare po presin raportin tonë”, ka thënë Lajçak.

Lajçak foli po ashtu për kryetarët e rinj të komunave në veri. 

“Ekziston një çështje që ligjshmëria nuk do të thotë përfaqësim dhe legjitimitet, dhe pikërisht ky është problemi që po e kemi në veri dhe prandaj është në interes të Kosovës, dhe të gjithëve, që të kemi kryetarë komunash që kanë ligjshmërinë e plotë legjitime, por gjithashtu legjitimitetin dhe përfaqësimin”, tha Lajçak.