Arbëri

Çanak: Jam i gatshëm të pranoj që Kosova nuk është në Serbi

 

Kandidati i ardhshëm presidencial i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, deklaroi të dielën që Kosova është e pranuar si shtet i pavarur dhe më nuk është në kuadër të Serbisë. Ai ka shtuar që interesat e vendit kërkojnë që “të ballafaqohemi me faktet”.

“Problemet me të cilat po ballafaqohet Serbia janë të mëdha, të shumta dhe kërkojnë nga ne që të marrin përgjegjësi për vendimet të cilat duhet patjetër të marrim. Pranimi faktik i pavarësisë së Kosovës është njëri ndër vendimet e tilla. Në emër të paqes në Ballkan, të së ardhmes evropiane të Serbisë dhe të pajtimit historik të dy popujve, shfaq gatishmërinë time që ta përkrah një vendim të tillë”, ka theksuar Çanak në deklaratën me shkrim.