Arbëri

SHBA-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Të premten në Leposaviq u sulmuan të paktën nëntë gazetarë e disa prej tyre u lënduan. Gjithçka ndodhi kur mediat raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë të sotmet. Ritheksojmë thirrjen që mediave duhet t’u mundësohet puna e lirë, pa dhunë e frikë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në Twitter.