Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur pakënaqësinë me Qeverinë e Kosovës dhe mospërmbushjen e kërkesave të aleatëve për ta depërshkallëzuar situatën. Ambasadori gjerman ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtarë.
“Do të doja të shihja një qeveri që dëgjon aleatët e saj më të afërt dhe fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur gjatë javëve të kaluara. Gjatë zhvillimeve shumë shumë serioze dhe na duhet një zgjidhje urgjente e nuk na nevojitet të flasim për njëri-tjetrin, por me njëri-tjetrin”, ka thënë ai.
Për më shumë, sonte mund të ndiqni intervistën e plotë me ambasadorin gjerman në Prishtinë në “Interaktiv” në Kohavision nga ora 22:50.