Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela: Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqjen teatrale të financuar nga Kosova

Shefi i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm nga paraburgimi të Jeton Ismailit, kreut të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Sipas Velës, Ismaili është arrestuar nga policia serbe pasi ka lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

“Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, ka shkruar Vela.