Arbëri

Rama u përgjigjet atyre që e akuzojnë për Asociacionin

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është kundërpërgjigjur kritikëve të tij për propozimin e një draftstatuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!” ka shkruar ai në Twitter të premten në mbrëmje.