Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grubi thotë se e ka parë draftin e Ramës për Asociacionin

Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se është një ndër personat që e ka parë draftstatutin e hartuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Grubi zgjodhi të mos fliste për pika specifike të draftit, por shprehu publikisht se e mbështet atë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se iniciativa e Ramës i hap rrugë çtensionimit të situatës në veri dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara. Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gadishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, ka thënë Grubi në Euronews Albania.

“E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”, ka shtuar ai.

Edhe Rama: Serbia ka faj për ngecjen në dialog, ta pranojë se s’ka më ‘Kosova dhe Metohia’ Arbëri 1 j. më parë Rama: Serbia ka faj për ngecjen në dialog, ta pranojë se s’ka më ‘Kosova dhe Metohia’

Rama ka zbuluar të enjten se u ka dërguar draftstatutin për Asociaconin presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Kjo nxiti reagime në Kosovë. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se së pari është dashur që Rama të konsultohej me Kurtin. Mendim të ngjashëm ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike të Kosovës, e ka mbështetur propozimin e Ramës përmes deputetit Enver Hoxhaj.