Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe enverizmit.
Sipas Vllasit, kjo tregohet më së miri me kryeneçësinë qe kryeministri po e tregon së fundmi lidhur me situatën e krijuar në veri, duke mos i dëgjuar këshillat e faktorit ndërkombëtar, që sipas tij, kanë pasur rol vendimtar në çlirimin dhe shtetbërjen e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse amerikanët kanë pasur rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në shtetbërjen e Kosovës, kur të sugjerojnë diçka që të mos krijohet ndonjë problem pasi vëmendja e tyre është e fokusuar se çfarë po ndodh në Serbi, posaçërisht në lidhje me Ukrainën, duhet të dëgjojmë. Por, Kurti me kryeneçësinë e tij, la përshtypje që nuk i dëgjon as amerikanët, është pjesëtar i gjeneratës së dytë të atyre adhuruesve të Stalinizmit, të Enver Hoxhës dhe të Enverizmit, i cili gjatë karrierës së tij në Shqipëri, e ka dashur më shumë se Zotin, Stalinin. Kurti asaj gjenerate i takon dhe i ka mbetur ai virusi që unë i kundërshtoj edhe amerikanët”, ka thënë ai të enjten në "Konfront" të KTV-së.
“Nëse ka mbetur të respektohet Kushtetuta me inaugurimin e kryetarëve të rinj në veri, mjerë Kushtetuta e kushtetutshmëria”
Ish-politikani Azem Vllasi ka deklaruar se nuk tregohet vendosmëria për ta respektuar Kushtetutën në formën se si është bërë nga Qeveria së fundmi në tri komunat veriore.
I ftuar të enjten në “Konfront” të KTV-së, Vllasi ka thënë se respekti ndaj Kushtetutës nuk tregohet me inaugurim të kryetarëve të rinj në këto komuna, duke i rritur tensionet dhe duke i acaruar marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.
“Nga 99’ta e këndej, kurrë marrëdhëniet më të acaruara me amerikanët sesa tani nuk i kemi pasur. Nëse ka mbetur të respektohet Kushtetuta në aspektin e inaugurimit të tre kryetarëve të ato komuna, atëherë e mjera Kushtetuta dhe kushtetutshmëria. Nuk është ajo punë kur tregohet vendosmëria jonë për ta respektuar Kushtetutën, por ka qenë më me rëndësi të shtyhej edhe pak dhe të dëgjoheshin këshillat e amerikanëve dhe evropianëve, sepse amerikanët e kanë një kontekst më të gjerë para vetes. Frikësohem se kjo kokëfortësia e Kurtit na ka shkaktuar dëme të pariparueshme për vetveten”, ka thënë ai.
Sipas tij, menaxhimi i shtetit dhe diplomacia në Kosovë aktualisht janë shumë të ndjeshme.