Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur thirrjet e emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak që duhet të shtensionohet menjëherë situata në veri të Kosovës.
Hovenier në një postim në Twitter ka treguar për takimet që i patu së bashku me Escobarin e Lajçakun të hënën e të martën, me krerë të institucioneve të Kosovës, ata të opozitës dhe shoqëri civile.
“Kemi cekur rëndësinë për një shtensionim të menjëhershëm të veriut të Kosovës, përfshirë zgjedhje të reja, gjithpërfshirëse me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës dhe zbatim të plotë të marrëveshjes së normalizimit si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Held important discussions w/ DAS Escobar @StateEUR & EUSR @MiroslavLajcak. Underscored the need for immediate de-escalation in the north of Kosovo, including new, inclusive elections w/ Kosovan Serbs participation & full implementation by ?? & ?? of the normalization agreement. pic.twitter.com/zN6Z3UeI5I
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 6, 2023