Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të premten në një seancë parlamentare.
Kjo seancë e cila do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, do të fillojë nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Kuvendit, do të diskutohet për situatën në veri të Kosovës.
Situata në veri është tensionuar tash e një javë që kur serbët lokalë nisën protestat e dhunshme për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj të tri komunave veriore në objektet komunale.