Ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan të mërkurën i është dëmtuar vetura. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka thënë se është vetura e dytë që i është dëmtuar RTV Dukagjinit gjatë protestave të fundit në veri.
Është sulmi i 16 ndaj mediave të Kosovës brenda dy ditëve.
"Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Ndërkohë që është dëmtuar edhe vetura e ekipit të Kallxo.
