SHBA-ja dënon ashpër sulmet ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffey Hovenier, ka dënuar ashpër sulmet e dhunshme të protestuesve serbë në Zveçan, përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese kundër trupave të KFOR-it.
“SHBA-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan sot, përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, kundër trupave të KFOR-it që synojnë të mbajnë paqen. Ne e ripsërsisim thirrjen për një ndalim të menjëhershëm të dhunës apo veprimeve që ndezin tensione e promovojnë dhunë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ambasadori gjerman dënon sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmet që ndodhën në veri të hënën ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve nga protestuesit serbë.
Rohde në një postim në Twitter ka thënë se dhuna duhet ndaluar menjëherë dhe duhet ulur tensionet.
“Çdo veprim i dhunshëm kundër KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalojë menjëherë – duhet menjëherë të ulen tensionet. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. I uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Rohde.