Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi janë vandalizuar veturat e dy mediumeve që po raportonin në veri.
AGK-ja shkroi në Facebook të hënën se veturave të “Kallxo” dhe të Dukagjini” janë shpuar gomat dhe shkruhej Vetëm uniteti i shpëton serbët.
“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Asociacioni iu ka bërë thirrje gazetarëve që të kenë kujdes të shtuar.
Policia e Kosovës ka vendosur të evakuojë gazetarët, duke i futur brenda objektit të Komunës së Zveçanit.
Situata në Zveçan është më e tensionuar. Para kësaj komune janë mbledhur një grumbull i qytetarëve, ndërsa është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.
Serbët kanë vandalizuar edhe veturën e mediumit nga Shqipëria, TopChannel.
