Arbëri

Ashpërsohet Kodi Penal, në Shqipëri synohen dënime më të rënda për vrasësit

Qeveria e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend një projektligj me të cilin ka propozuar ashpërsim të dënimeve për vrasësit dhe ndaj atyre që ushtrojnë dhunë në familje.

Siç shkruan “Top-Channel”, në projektligj është propozuar që t’u hiqet e drejta e zbutjes së dënimit atyre që ushtrojnë dhunë në familje.

Konkretisht në ndryshimet e propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit.

Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë dënohet me burg të përjetshëm.

Propozimi i Qeverisë ka ardhur pas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim.

Dan Hutra ishte rasti tipik i një burri që pasi kishte vrarë bashkëshorten e parë, kishte ushtruar dhunë ndaj të dytës dhe kishte shfrytëzuar të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Kur doli nga burgu ai kreu sërish vrasje./tch