Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha uron qytetarët, përmend mafinë dhe bandat kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se u garanton qytetarëve se asnjë votë e tyre s’do të ndikohet gjatë procesit të numërimit, derisa i falënderoi ata për pjesëmarrjen në proces.

Ai deklaroi pas mbylljes së vendvotimeve në një konferencë për media se qytetarët dhe komisionerët u përballën me presione nga oligarkët dhe nga mafiozët “e shpifur të bandave kriminale”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua t'u përcjell përshëndetjen më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre në një ditë të historisë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme, u ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën më mënyrën më të civilizuar, folën me guxim folën me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin, administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, vota e qytetarëve do të peshojë shumë në këtë proces, derisa tha se dalja në këto zgjedhje lokale ishte “ndër më të denjat në të katër anët e vendit”.

“Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim më të cilin përballuan presionet e egra të mafisë shtetërore, të bandave të kësaj mafie dhe oligarkëve të saj, me atë guxim, të numërojnë çdo votë. I garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, se kjo betejë është betejë e një rëndësie historike e këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të liria dhe të ndershme”, shtoi Berisha.