Arbëri

AGK: Shqetësues pengimi i punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe e Rizvanollit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit të Euronews Albania, Kosovë Gjoci, për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe pengimin në përpjekjet për t’i bërë pyetje ministres Rizvanolli, e gazetares së Periskopit, Besarta Hoti.

“Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët ‘këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend’. Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë. Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i “bën thirrje Qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit”.