Në tri nga katër qendra votimi në Zubin-Potok, s'ka votuar asnjë qytetarë. Gazetari i KOHËS, Ardit Kika, njoftoi nga kjo komunë se në këta kontejnerë kanë të drejtë vote gjithsej 6.661 votues, ndërsa nuk ka shkuar asnjë për të marrë pjesë.
Dalje të votuesve ka pasur vetëm në vendvotimin në Shkollën Fillore “Osman Rama”.
Ndërsa në fshatin Çabër të drejtë vote kanë rreth 800 qytetarë të kombësisë shqiptare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Zubin-Potok deri në orën 11:00 kanë votuar 65 qytetarë apo 1 për qind.
Artikuj të ngjashëm
-
Në kontejnerë pa ngrohje u zhvillua procesi i votimit për shkarkimin e Zeqirit
-
Mbi 200 qytetarë votuan deri në orën 15:00, në Zveçan ende asnjë
-
85 vota deri në orën 11:00, asnjë në Zveçan
-
Kryetari i Zubin-Potokut s’do të votojë: Jam i preferuar nga shumica e qytetarëve
-
Vetëm dy votues deri më tani në qendrën e votimit në Zubin-Potok