Arbëri

IKD: Institucionet s’kanë nisur zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Skemat Pensionale

 

Instituti i Kosovës për Drejtësisë (IKD) ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria ende nuk kanë nisur së zbatuari vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale, edhe pse zbatimi i vendimeve të saj është i detyrueshëm.

Siç ka sqaruar IKD-ja për rastin, më 30 dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë Aktgjykim, përmes së cilit ajo kishte deklaruar të pranueshme kërkesën e Gjykatës Supreme e cila kishte ngritur dyshime për kushtetuetshmërinë e paragrafit 2 të nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti në lidhje me nënparagrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015.