Shumica e qendrave të zakonshme të votimit në veri do të jenë alternative. Siç ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 13 prej qendrave të votimit do të jenë në kontejner.
Të shtunën, KQZ-ja ka publikuar listën e plotë të vendvotimeve në katër komunat, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Kontejnerët do të vendosen anash rrugëve në të shumtën e rasteve.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e këtyre komunave që i përkasin Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të konvertimit të targave ilegale të automjeteve, të lëshuara nga Serbia.
Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, ishin shtyrë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe
KQZ-ja publikon listën me 23 qendrat alternative të votimit në veri
Pas kësaj dhe pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve, afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars e Lista Serbe nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në to.
Vendet e QUINT-it janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen më 23 prill dhe kanë shprehur keqardhje që Lista Serbe ka vendosur t’i bojkotojë ato.
