Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka premtuar se “Amerika synon të ndërmarrë hapa për formimin e Asociacionit”.
Gjuriq ka thënë për “Euronews Serbia”, se ishte takuar me Cholletin para se të udhëtonte për në Serbi.
“Ai më tha se Amerika synon shumë seriozisht që të ndërmarrë hapa për formimin e AKS-në. Ata e kanë udhëhequr procesin drejt saj, jo me ritmin dhe as afër me dinamikën që do të donim. Vetëm dua të kujtoj një gjë se Amerika një është as garantuese formale e as nënshkruese e Marrëveshjes së Brukselit. Këtë është dashur ta bënte BE-ja qysh para 10 vjetëve, kështu që duhet falënderuar Amerikën që po angazhohet në çështjen e AKS-së më tepër se shumë vende evropiane dhe po ashtu që në dhjetor ndihmoi që të ndalohej përshkallëzimi. Escobari ka thënë haptazi se AKS-ja do të formohet me Kurtin apo pa të. Ta shohim tash se sa shpejt do të realizohet. Kërkesat e serbëve janë shumë racionale, që Kurti t’i tërheqë nga veriu formacionet e tij ilegale, shtatë baza ilegale, dhe të ndalojë me terrorin e abuzimin, kemi parë mbrëmë edhe një tjetër të shtënë. Gjëja e tretë është të shohim hapa konkret për AKS-në”, tha Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se në Washington ka kërkuar “sanksione për Kurtin dhe kursin e tij ekstremist”.
“Si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja kanë mekanizma që shpresoj se do t’i përdorin në një masë shumë më të madhe në periudhën e ardhshme që Kurtin dhe qeverinë atje ta kthejnë në një kurs të vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Gjuriq.