Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka qëndruar në Rezallë të Skenderajt në shënimin e 24-vjetorit të masakrës në këtë fshat.
Masakrën e Rezallës ai e ka quajtur krim mizor. “Para 24 vjetëve, në Rezallë të Skenderajt, forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur. Këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës, në Serbi”, ka shkruar Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se është e domosdoshme nevoja për të kërkur drejtësi e dënim të kryesve të krimit.
“Për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor. E përjetshme është lavdia për martirët e Rezallës!”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se për të nderuar viktimat e Masakrës së Rezallës, me kolegë nga PDK-ja kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të varrezave në Rezallë.