Lista Serbe u takua të martën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të dërguarin austriak Joannes Aigner dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode.
Ky subjekt politik tha se temë diskutimi ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia serbe shkroi në Facebook se Asociacioni është “nevojë urgjente”, derisa përfaqësuesit gjermanë e as ai austriak ende s’janë deklaruar për takimin.
“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, zhvilloi biseda me bashkëpunëtorët e tij, zëvendëspresidentin Igor Simiq dhe anëtarin e kryesisë, Milan Radojevic në Mitrovicën e Kosovës me përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania, Manuel Saracin dhe atë nga Austria, Johannes Aigner, në prani të ambasadorit të RF-së gjermane në Prishtinë Jörn Rohde”, u tha në njoftim.
Pak orë pas arrestimit të një qytetari serb nën dyshimet për djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka kërcënuar me “kryengritje të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.