Arbëri

Krasniqi në Hagë: Krenar për dinjitetin e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbërritur në Hagë, ku pritet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shkroi në Facebook të hënën se duke besuar në drejtësi, është i bindur se të akuzuarit do të dalin fitimtarë.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, shkroi Krasniqi.

Të dielën në Prishtinë u mbajt një marsh nga mijëra qytetarë që kërkonin drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.