Arbëri

Aeroporti detyron nënën vetushqyese që kundërligjshëm të punojë natën

Magbule Rashica thotë se nga e hëna e 3 prillit është obliguar që të punojë në orarin e natës, ani se është nënë vetushqyese dhe Ligji i Punës ia garanton të drejtën që të mos punojë natën pa vullnetin e saj
 

Një nënë vetushqyese është ankuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është duke e detyruar të punojë në ndërrimin e natës, në kundërshtim me Ligjin. Ajo thotë se ka dy fëmijë, 10 e 12 vjeç, të cilët nuk kanë përkujdesje tjetër pos saj dhe se këtë fakt nuk e kanë marrë fare parasysh eprorët e saj. Sipas Ligjit të Punës, ndërrimi i natës për prindërit e vetëm mund të bëhet vetëm me pëlqimin e tyre

Magbule Rashica prej 14 vjetësh punon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, por ankohet se “LIMAK Kosovo International” ia ka bërë një padrejtësi në punë. Ajo thotë se nga e hëna e 3 prillit është obliguar që të punojë në orarin e natës, ani se është nënë vetushqyese dhe ka dy fëmijë, njërin 10 dhe tjetrin 12 vjeç.

Me orarin e ri që ia kanë caktuar, Rashica thotë se e ka të pamundur të punojë.