Shqiptarët e Luginës ankohen për diskriminim, Hilli thotë se do të shohë çfarë mund të bëjë

Shqiptarët e Luginës ankohen për diskriminim, Hilli thotë se do të shohë çfarë mund të bëjë
Ambasador i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se do të mundohet të bëjë diçka kur është pyetur se çfarë do të bëjë SHBA-ja për t’i adresuar problemet e shqiptarëve në Serbi, si shkeljen e të drejtave të tyre.
Në takimin që ka zhvilluar në Luginën e Preshevës me kryetarin Shqiprim Arifin, Hill ka thënë se u njoftua detajisht rreth sfidave të qytetarëve.
"Ne kemi pasur një diskutim të detajuar dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe më leni të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë", ka thënë ai.
I pyetur për qasjen e Serbisë karshi Marrëveshjes së Ohrit, Hill ka thënë se takimet e Ohrit kanë dhënë rezultate shumë të mira që do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shtuar se të dyja palët duhet t’i përmbushin zotimet e veta që ia kanë bërë Bashkimit Evropian.
“Kjo nuk ka qenë e lehtë, as për z. Kurti as për z. Vuçiq por ajo çka mund të them është se një progres goxha i mirë është arritur në këtë takim. Për mua ndër elementet kryesore të kësaj ishte se Prishtina duhet të adresojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe sigurisht edhe çështjet e tjera që Kosova është pajtuar të bëjë e që mund të përmirësojnë raportet me Bashkimin Evropian. Këtë mund të shihni edhe si marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe mendoj se mund të thoni të njëjtën gjë edhe për palën serbe”.
Sipas Hillit, qytetarët tani duhet të shohin rrugën më të mirë që ta vazhdohet përpara dhe jo të ketë ankesa për çka nuk është arritur.
“Duhet qytetarët të marrin në konsideratë se çfarë është rruga më e mirë që të ecet para. A duhet që njerëzit të vazhdojnë të ankohen për atë që nuk është arritur apo t’i shohin këto si mundësi që të ecin përpara. Shumë njerëz kanë shprehur brenga por ajo çfarë unë mund të them është se nuk duhet të ndërtojmë monumente për brengat tona por t’i shohim këto si mundësi të reja”.
E, ndërkohë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është i gatshëm që të kontribuoj në proceset që SHBA-ja dhe BE-ja i kanë nisur, mirëmbajtur dhe zhvilluar deri në fund përmes dialogut dhe marrëveshjes së Ohrit.
Ai ka thënë se për t’u përfshirë në negociata, kërkojnë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës.
“Ne nuk jemi përfshirë, për këtë arsye unë nuk e kam nënshkruar një dokument që ka dalë ditë më parë para takimit të Ohrit sepse janë të qarta politikat dhe qëllimet e SHBA-së por sidomos të BE-së për ta çuar në një rezultat të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst ne duam të kontribuojmë por me një kërkesë që të drejtat tona në Luginë të Preshevës të respektohen, të garantohen ashtu siç i garantohen të gjitha minoriteteve në rajon dhe te ne jo vetëm që të garantohen dhe respektohen por edhe të shtohen edhe në atë aspektin e sasisë sepse ne kemi mangu në drejtat tona në jetën tonë. Na kemi mangu edhe në investimet nga Qeveria Serbe në Luginë të Preshevës. Ne kemi një diskrepancë mes asaj që kanë minoritetet e tjera në rajon në të drejta dhe ne në Luginë të Preshevës. Kjo ka qenë kërkesa ime dhe këtu ka zënë shumë vend plani shtatë pikësh i cili duhet të kontekstualizohet në ditët e sotme sepse është plan më i vjetër po i cili në parim i përmban kërkesat tona për ta krijuar një kualitet të jetës në Luginë të Preshevës përveç asaj të pasivizimit e cila ka qenë një temë e veçantë e jona për të cilën e informova në detaje ambasadorin dhe i cili me këtë çështje tash shpresojmë të kthehet në Beograd”, ka thënë Arifi.
Hilli viziton Luginën e Preshevës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, po qëndron për një vizitë në Luginë të Preshevës.
Ai është pritur nga kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi. Takimi është duke vazhduar.
Me rastin e 24-vjetorit të fillimi të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, me 24 mars, ambasadori amerikan në Beograd, deklaroi se populli serb nuk do ta harrojë kohën e bombardimeve gjatë 1999-s, derisa iu shprehu ngushëllimSe familjeve që humbën familjarë nga fushata ajrore e NATO-s.
Me këtë rast në një postim në Twitter ai theksoi se gjatë karrierës së tij, ka mësuar se ndodh që ndonjëherë diplomacia të dështojë, e kur kjo ndodhë, Hilli tha se rezultatet mund të jenë tragjike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Konjufca: Serbët sot treguan edhe njëherë synimin që veriu të mbetet i shkëputur nga Kosova

LDK: Institucionet të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim me aleatët

Kurti: Protestat nuk janë paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi

Meloni për situatën në veri: S’do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Grenelli e lidh vizitën e Thaçit me zhvillimet në veri

Situata në veri - Në PDK kërkojnë bashkëpunim me ndërkombëtarët, në LDK e AAK heshtin

SHBA-ja dënon ashpër sulmet ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan

Vuçiq: Kurti është okupator dhe fajtori kryesor për gjendjen në veri, 52 serbë të lënduar

KFOR: 25 ushtarë të plagosur në Zveçan

Policia: Pesë të arrestuar e disa të lënduar në veri
