Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania uron për arritjen e marrëveshjes: Vendos marrëdhëniet në rrugën e duhur

Flamuri i Gjermanise

Gjermania ka uruar Kosovën dhe Serbinë për dakordimin në Ohër për aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazë të normalizimit të marrëdhënieve.

Nga Qeveria e Gjermanisë është thënë se kjo ndihmon në vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën e duhur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju përgëzoj për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një rrugë të re. Tash gjithçka ka të bëjë me marrjen e drejtimit për të ruajtur dhe ndjekur atë që është dakorduar. Ne do të jemi me ju që të përmbushni perspektivën tuaj evropiane”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebstreit.

Po ashtu edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vlerësuar këtë marrëveshje.

“Vërtetë, pa vonesa, tash duhet progres i shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, ka shkruar Rohde në Twitter.