Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka përshëndetur marrëveshjen që është arritur të shtunën në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes bazë.
“Lajme të mira nga Ohri në këto orë të vonshme. Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Kjo është kyçe kur bëhet fjalë për integrimi Evropian. Shumë faleminderit Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut për angazhimin e juaj të vazhdueshëm”, ka shkruar Schallenberg në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania uron për arritjen e marrëveshjes: Vendos marrëdhëniet në rrugën e duhur
-
Norvegjia për marrëveshjen e arritur në Ohër: Hap i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
-
Lajçak: U dakorduam për hapat e ardhshëm
-
Bislimi pas takimit me Lajçakun: Normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke
- Një vit nga (mos)marrëveshja e Ohrit