Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak orë para takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi që zhvillohet sot në Ohër.
Chollet në postim në Twitter ka thënë se janë dakorduar për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për Propozimin e BE-së.
“Bisedë e mirë me presidentin Vuçiq. Ne kemi rënë dakord për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për Propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars. Kemi rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe përfitimet që normalizimi i marrëdhënieve do t’i sjellë Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Chollet.
Great conversation with Pres Vucic @predsednikrs. We agreed on the importance of constructive engagement on consolidated EU proposal on March 18. Reaffirmed U.S. support for the EU Dialogue and benefits normalization of relations will bring Serbia and the entire WB region.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 17, 2023