Komisioni për ndarjen e banesave të solidaritetit në Komunën e Ferizajt, pas një pune njëvjeçare ka publikuar listën e 37 familjeve përfituese.
Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 254 familje, ndërkaq 80 prej tyre janë anuluar që në fillim, derisa nuk i kanë plotësuar kriteret për pjesëmarrje në konkurs, shkruan sot “Koha Ditore”. Pas publikimit të kësaj liste kanë nisur edhe ankesat e familjeve të eliminuara në këtë proces me arsyetim se u janë bërë padrejtësi nga komisioni.
Mirëpo Imri Hashani, kryetar i këtij komisioni, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka shpjeguar se gjatë punës njëvjeçare kanë vizituar gjithsej 254 familje, andaj përzgjedhjen e 37 përfituesve e kanë bërë në bazë të ligjeve dhe udhëzimeve administrative të cilat i qartësojnë kriteret e kësaj fushe.
Sipas tij, 80 familje janë eliminuar që në fillim të procesit me arsyetimin se sipas ligjit ato familje që kanë më pak se 5 anëtarë dhe kanë të ardhura mbi 450 euro në muaj, nuk mund të aplikojnë, gjithashtu refuzime u janë bërë edhe atyre familjeve të cilat kanë përfituar shtëpi banimi nga ndonjë shoqatë, apo nga Komuna në të kaluarën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
-
37 familje duan zbatimin e vendimit si përfituese banesash
-
Shoqatat e dala nga lufta në Ferizaj kritikojnë komunën për anashkalim
-
Për tetë muaj 54 raste të dhunës në familje në Ferizaj
-
Uzurpatorët nuk po ua lëshojnë banesat sociale në Ferizaj 37 familjeve përfituese
-
Ekzekutivi dështon t’i largojë zaptuesit e banesave komunale