Komuna e Ferizajt që nga viti i kaluar ka dështuar t’i largojë uzurpatorët në 37 banesa komunale, megjithëse Komisioni komunal për ndarjen e tyre me kohë e kishte përfunduar procesin e ndarjes, duke ua lëshuar vendime zyrtare 37 familjeve nevojtare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë qeverisja e re e kësaj komune (PDK) e ka shfuqizuar vendimin e Komisionit për ndarjen e banesave të solidaritetit me arsyetimin se nuk janë respektuar procedurat ligjore sipas udhëzimeve administrative në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Përfituesit e këtyre banesave kohët e fundit përveç kërkesave zyrtare ata po organizojnë edhe protesta para objektit të Komunës, mirëpo Komuna nuk po i shqyrton ato... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Uzurpatorët nuk po ua lëshojnë banesat sociale në Ferizaj 37 familjeve përfituese
-
Ekzekutivi dështon t’i largojë zaptuesit e banesave komunale
-
37 familje përfitojnë banesa solidariteti në Ferizaj
-
Banorët ankohen për ndërtime të larta e pa kritere
-
Kërkohet rregullore e veçantë për trajtimin e skamnorëve në procesin e legalizimit