Arbëri

Deputeti Humolli do të largohet nga Vetëvendosje

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, deklaroi se do të largohet nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, më 22 mars, kur Qeveria Kurti i mbush dy vjet në qeverisje.

Ai i tha KOHËS të martën se pakënaqësitë e shumta ndaj Qeverisë dhe puna e pakët e kryeministrit Albin Kurti, kanë bërë që ta merr këtë vendim, derisa u shpreh se këtë e kishte paralajmëruar edhe dy vjet më parë.