Çerkini: Gati çdo ditë nga një mjek ikën nga Kosova

Çerkini: Gati çdo ditë nga një mjek ikën nga Kosova
Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Urim Çerkini, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për trendin e ikjes së mjekëve, duke thënë se ai është duke vazhduar në mënyrë të heshtur.
“Ai trend vazhdon të jetë i pranishëm në mesin tonë, nëse jo në mënyrë të hapur atëherë në mënyrë të heshtur. Hiq më larg se një javë më parë, derisa isha në Klinikën e Kardiologjisë ku po mbaja stazhin e specializimit, aty njëra nga doktoreshat më të cilën isha në stazh me tregoi se ishte në procedurë të ikjes”, ka theksuar Çerkini, duke thënë se nuk beson që është vetëm ajo.
Ai ka thënë se statistikat e fundit tregojnë që gati çdo ditë nga një mjek ikën nga Kosova. “Sipas statistikave që i ka publikuar Oda e Mjekëve të Kosovës diku 35-36 mjekë kanë ikur nga Kosova për 40 ditët e para të vitit 2023, i bie gati çdo ditë ikën nga një mjek e ne nuk e kemi luksin që të na ikin mjekët”, është shprehur Çerkini.
Sipas tij ikja e mjekëve nuk mund të ndalet vetëm me Ligjin e pagave. Ai ka thënë se duhet edhe punësim i mjekëve të rinj, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Kosovë.
Çerkini ka thënë se edhe specializimet duhet të ndahen bazuar në nevojat që ka sistemi shëndetësor.
Çerkini: SHSKUK-ja s’po e zbaton Rregulloren e Qeverisë për pagesën e kujdestarive
Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Urim Çerkini, ka thënë se specializantët që kanë protestuar të hënën, kanë kërkuar që kujdestaritë të ju paguhen bazuar në Rregulloren e fundit të Qeverisë, të datës 3 shkurt të këtij viti.
Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se pagesa që është duke u bërë nga Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) nuk e përfill nenin një të kësaj Rregulloreje.
Ai ka thënë se në këtë rast sikur ka një shkëputje të komunikimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së.
“Në këtë rast anashkalohet një vendim i Qeverisë, e të cilin anashkalim e bën SHSKUK-ja. Kjo është e çuditshme, për shkak se secili organ që është nën administrimin e një dikasteri, në këtë rast të Ministrisë së Shëndetësisë apo Qeverisë së Kosovës, praktikisht duhet t’i bindet secilit vendim që e merr Qeveria, e që në nuk është rasti në çështjen konkrete”, është shprehur Çerkini.
Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga SHSKUK-ja, atëherë ata do të intensifikojnë protestat.
“Nuk përjashtohet edhe intensifikimi i protestave për shkak se pakënaqësia është duke u rritur, tek secili prej nesh, për shkak se nuk po vlerësohet puna të cilën secili nga ne e bën”, ka theksuar Çerkini, duke shtuar se ata po kërkojnë që të respektohet vetëm një vendim i Qeverisë.
Sipas Rregullores së Qeverisë, specializantët për kujdestari gjatë ditëve të javës paguhen 50 euro, kurse për vikende deri në 160 euro. E mjekët specialistë për kujdestari gjatë vikendeve paguhen deri në 280 euro.
Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në një përgjigje për KOHËN ka thënë se pagesa për kujdestari bëhet konform vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të datës 9 mars 2022.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ju njofton se mbajtja e minimalisht dy kujdestarive në muaj për qëllim edukativ në lëmenjtë klinikë (konform planprogramit) është obligative për çdo specializant…Pagesa e tyre për të gjitha kategoritë e specializantëve (pa përjashtim) bëhet konform vendimit në fuqi të ministrit të Shëndetësisë me nr. 05-1112 i datës 9.3.2022”, thuhet në përgjigje.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas specializantëve është shfuqizuar tashmë, kujdestaria për ta nuk ndryshon nga ditët e javës – paguhen 50 euro.
E, Rregullorja e nxjerrë nga Qeveria më 3 shkurt të këtij viti, neni 12, thotë se me hyrjen në fuqi të saj shfuqizohet çdo akt nënligjor dhe dispozitë që bie në kundërshtim me të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fletarresti ndaj Jarediqit, Dugolli: Ky ishte integrimi i serbëve që pretendohej se solli marrëveshja e 2013-s

Specialja po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

Vuçiq thotë se Radoiçiq do të përballet me “procedura serioze” në Serbi

KEK-u i reagon KEDS-it dhe KESCO-s: Po na fajësoni për përgjegjësitë e juaja

INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri

Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

Dorëzohet kërkesa në Mitrovicë të Veriut për inicimin e peticionit për largim të Atiqit

Lajçak thotë se ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

KEDS dhe KESCO akuzojnë KEK-un se s’po i përmbahet planit për prodhim të energjisë elektrike

INTERPOL-i shpall në kërkim Radoiçiqin

Dëshmitarja ndërkombëtare: UÇK-ja kishte shtab, nuk e di a kishte gjuhë të përbashkët
