Arbëri

Reshitaj: S’isha e njoftuar që opozita lëshoi sallën, prita 30 minuta dhe dola nga Kuvendi

Foto: KOHA
 

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, tha se nuk ishte e njoftuar që opozita kishte vendosur ta lëshonte sallën e Kuvendit, me ç’rast hyri në seancë, u nënshkrua dhe doli në bufenë e këtij institucioni.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se deputetja e AAK-së është futur vetëm sa për t’u nënshkruar dhe ka dalë nga salla, ndërsa Reshitaj tha se ka pritur për gjysmë ore në bufe, “për të parë nëse në pikat e radhës do të ktheheshin deputetët për të vazhduar”.