Arbëri

Çmimet e importit në fund të 2022-tës më të larta për 13% krahasuar me fundin e 2021-tës

 

Sipas Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt të vitit 2022, të cilin Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e ka publikuar të premten, çmimet e importit janë rritur për 13% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2021.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (26.5%); produktet bimore (23.7%); vajrat ushqyese (23.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (22.8%); druri dhe artikujt prej tij (16.7%); letra dhe artikujt prej saj (16.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (14.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (14.6%); mjetet e transportit (10.6%); këpucët (10.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (8.4%); produktet e industrive kimike (7.4%); tekstili dhe artikujt prej tekstilit (7.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (6.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.5%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.5%)”.