Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në vendosjen e Kosovës në pozitë të favorshme në raport me Serbinë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se ky ishte dakordim i përbashkët në mbledhjen e së mërkurës të kryesisë së AAK-së, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Haradinajt, mosdakordimi me aleatët, e sidomos me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional te shtetit.
“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.