Arbëri

Bislimi priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut e ambasadorin e Finlandës në Kosovë

 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të martën ka pritur në takime të ndara shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, dhe ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas njoftimeve për media, në këto takime është diskutuar për bashkëpunimin e këtyre vendeve me Kosovën.