Arbëri

Bërnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti po e dobëson pozicionin

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do të këmbëngulë që të formohet Asociacionin i komunave me shumicë serbe. Sipas, Bërnabiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e dobëson pozitën “e Prishtinës sa herë që e refuzon themelimin".

Bërnabiq ka folur në një intervistë për “TV Pink” të dielën. Ajo ka thënë se Asociacioni është dakorduar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.