Arbëri

Aliu për Ligjin e Pagave: U trumbetua barazia, ndodhi pabarazia

 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, konsideron se me Ligjin e Pagave është bërë një padrejtësi ndaj shumë punëtorëve të sektorit publik. Ai pret që këto lëshime të përmirësohen.

Ndonëse e mirëpret nivelizimin e pagave, Aliu thotë se çdo herë është përfolur për barazi në paga, ndërsa në realitet kjo nuk ka ndodhur.