Kuvendi i Serbisë do të mbajë sot seancë speciale për Kosovën.
Mediat e Serbisë kanë njoftuar se në seancë është i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë do t'u përgjigjem të gjithëve, pa justifikime", ka thënë ai.
Vuçiqi tha të mërkurën se nuk po ikën askund dhe se nuk e ka problem të dalë para popullit të tij dhe parlamentit për t'iu përgjigjur të gjithëve.
“Do t'u përgjigjem të gjithëve, pa arsyetim, sepse ne luftojmë për vendin tonë më shumë se sa luftoi opozita aktuale. Njerëzit e nderuar, të përgjegjshëm dhe seriozë dinë të përgjigjen politikisht”, ka thënë Vuçiqi në përgjigje të pyetjeve për seancën e Kuvendit ku do të shqyrtohet raporti për Kosovën.
Në raportin që do t'u prezantohet deputetëve të Serbisë, mediat serbe njoftojnë se theksohet se “në periudhën shtator-janar ka pasur përshkallëzim të krizës, si dhe diskriminim sistematik dhe dhunë ndaj serbëve në Kosovë dhe M., dhe vlerësohet se pala e Prishtinës mban përgjegjësinë e vetme për zhvillime të tilla. Raporti thekson gjithashtu se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet urgjentisht”, shkruan Novosti.