Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të dielën me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Beograd.
Ai do t’i mbledhë ata për të folur rreth bisedimeve të mbajtura të enjten në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Më pas, Vuçiqi do të mbajë fjalimin e paralajmëruar nga e enjtja. Po atë ditë, kreu i shtetit serb ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment.
Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme.
Ndonëse biseduan për rreth disa orë, Kosova dhe Serbia nuk arritën të enjten ujdi për targat dhe dokumentet serbe.