Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kuvendin e Serbisë po vazhdon seanca për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë po vazhdon seanca e posaçme ku po bisedohet për Kosovën, raportin për procesin e dialogut, raporton B92.

Seanca ka filluar nga ora 10:00.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën u ka propozuar deputetëve raportin për dialogun dhe u ka bërë thirrje ta votojnë raportin. Ai ka thënë se uniteti është çështje e rëndësishme për imazhin e Serbisë në botë. Vuçiqi ka thënë se as në mënyrë direkte e as në mënyrë indirekte nuk do ta njohë Kosovën.