Të enjten Gjykata e Apelit në Hagë do të bëjë shqiptimin e aktgjykimit në rastin kundër ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Seanca është paraparë të mbahet nga ora 14:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGucati e Haradinaj ishin dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim të personave zyrtarë në kryerje të detyrës, për frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata u akuzuan se publikuan dokumentet e Speciales të cilat ishin dërguar në zyre të OVL-UÇK-së.
Mbrojtja e tyre ka apeluar vendimin. Ndërsa Apeli pritet të vendosë në këtë rast sot.