Ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Gucati ishte dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim më 18 maj të vitit 2022.
Në një përgjigje për KOHËN Klinaku ka thënë se nuk ka më shumë detaje rreth lirimit të tij dhe se vetëm e kanë lajmin se ai është liruar.
KOHA ka dërguar pyetje në Gjykatën Speciale për këtë dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.
Me 4 vjet e gjysmë burgim ishte dënuar edhe ish-drejtuesi tjerët i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj.
Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes.
Edhe
Më 5 korrik protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Ata ishin arrestuar në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit
-
Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja
-
Gucati në Ditën e Veteranit: Nuk ndihemi të lirë, kemi problem me institucionet tona
-
Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë