Arbëri

Tahiri: Qeveria Kurti nuk po merret fare me Asociacionin sepse e ka bërë kauzë

Foto: KOHA
 

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e ka lexuar draft statutin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të publikuar nga organizata gjermane FES, Friedrich-Ebert-Stiftung, pasi sipas saj, problemi kryesor aktualisht lidhet me Qeverinë.

Sipas saj, Qeveria Kurti meqë e ka bërë kauzë Asociacionin “tashmë nuk merret fare me këtë çështje”, raportoi A2CNN.